Gostivar, shtohet numri i personave me simptoma helmimi - Bota Sot
Gostivar, shtohet numri i personave me simptoma helmimi

Gostivari

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Gostivar, shtohet numri i personave me simptoma helmimi

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 13:03
Gostivar

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për Telegrafi Maqedoni informon se edhe 60 persona tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Gostivar, të cilët janë paraqitur me simptoma të njëjta – diarre dhe lodhje.

“Nga masat epidemiologjike dhe masat tjera të zbatuara, mund të konstatohet se nuk ndërlidhet me konsumimin e ushqimit nga objekti i njëjtë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se Qendra për Shëndet Publik dhe ISHSSH janë në terren dhe e ndjekin situatën.

“Përpunimi i të dhënave është duke u zhvilluar, pas së cilës institucionet kompetente do të dalin me deklaratë për shtyp. Nga të dhënat dhe informatat që do të merren nga QSHP-ja rajonale, nëse është e nevojshme ISHSSH do të nxjerrë vendim me masa konkrete”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test