Bejta i thotë lamtumirë politikës, ja vendimi - Bota Sot
Bejta i thotë lamtumirë politikës, ja vendimi

Gostivari

E hënë, 11 dhjetor 2017

Bejta i thotë lamtumirë politikës, ja vendimi

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 13:40
Nevzat Bejta

Nevzat Bejta sot mbajti një pres-konferencë ku theksoi se tërihqet nga politika.

“ Tërhiqem nga aktivitetet politike deri në një afat të pacaktuar”, dhe e uroi kandidatin fitues në këtë komunë Arben Taravarin.

Ndryshe Nevzat Bejta humbi nga Arben Taravari me një dallim prej 965 votave në Komunën e Gostivarit.

Biografi

Nevzat Bejta, lindi më 19.10.1961, në fshatin Duf të Rekës – Gostivar .

Shkollën fillore e kreu në Shkollën Fillore qendrore “Ismail Qemali” në Gostivar, kurse të mesmen në Gjimnazin e Gostivarit.Diplomoi në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin Filozofik, Dega Histori.Pas diplomimit, Nevzat Bejta punoi profesor në Shkollën Fillore “Përparimi” në fshatin Çegran, kurse nga viti 1987 e deri në vitin 2002, ishte profesor i Historisë në Gjimnazin e Gostivarit.

-Në vitin 1993 u zgjodh Kryetar i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë.

-Në ngjarjet e 9 korrikut të viti 1997 në Gostivar, Nevzat Bejta ishte i burgosur politik.

-Në vitin 1999 u zgjodh këshilltar në Këshillin e Komunës së Gostivarit.

-Në vitin 1999 u zgjodh këshilltar në Këshillin e Komunës së Gostivarit.

-Në vitin 2001, Nevzat Bejta iu bashkëngjit radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK.

-Në periudhën 2002-2005, ushtroi mandatin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI.

-Në këtë periudhë drejtonte me Komisionin Parlamentar për Çështje Ekonomike.

-Në periudhën 2005-2009, Nevzat Bejta ishte Kryetar i Komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së. Njëkohësisht ai udhëhiqte dhe ushtronte postin e nënkryetarit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL.

-Nevzat Bejta është themelues i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar. Nga themelimi i partisë në vitin 2002, e deri më sot vazhdon të mban të njëjtin post.

-Në vitin 2006, u zgjodh sekretar i Sekretariatit për Risocializim, Revitalizimin e Vetëqeverisje Lokale në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI.

-Në Kongresin e dytë të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në vitin 2009 u zgjodh nënkryetar i partisë.

-Në periudhën gusht 2011 – shkurt 2013, ishte Ministër i Vetëqeverisjes Lokale i Republikës së Maqedonisë.

-Më 07 prill 2013zgjidhet në një mandat të dytë si Kryetar i Komunës së Gostivarit.

-Po këtë vit, Komuna e Gostivarit nën drejtimin e tij fitoi çmimin e artë për praktika të mira nga Shoqata Evropiane për Kërkime Cilësore (ESQR), me 8 dhjetor në Vjenë të Austrisë.

-Në vitin 2008, Nevzat Bejta ishte pjesëmarrës në pjesën praktike dhe teorike të trajnimit për Vetëqeverisje Lokale të organizuar në Stamboll, nga “TIKA” dhe Qeveria e Republikës së Turqisë.

-Në Bon dhe Bruksel, mori pjesë në trajnimin me temë: “Sfidat e vetëqeverisjes lokale gjatë kohës së evrointegrimit”.

-Në maj të vitit 2003, në Budapest të Hungarisë, Nevzat Bejta mori pjesë në trajnim dhe u pajis me certifikatë lidership përpunëefektive të legjislacionit në dhomën ligjdhënëse.

-Gjithashtu, ishte pjesëmarrës në Kongresin e parë të Vetëqeverisjes Lokale në Evroazi me temë: “Zhvillim i Strategjive për Bashkëpunim”, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

-Në organizim të Departamentit të Shtetit, të SHBA-ve, Nevzat Bejta në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gostivarit, në vitin 2007, mori pjesë në trajnimin për Udhëheqje qendrore dhe lokale.

-Në vitin 2007, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u zgjodh qytetar nderi të shtetit Nebraska të SHBA-ve.

-Si nënkryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale – BNJVL, ishte pjesëmarrës në mbledhjen e përgjithshme të Rrjeti të Asociacioneve të Pushteteve Lokale të Evropës juglindore – NALAS, në mandatin 2005 – 2009 dhe 2013 – 2017 si kryetar Komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test