Fshatari nga Tetova kidnapon vajzën nga Gostivari - Bota Sot
Fshatari nga Tetova kidnapon vajzën nga Gostivari

Gostivari

E hënë, 11 dhjetor 2017

Fshatari nga Tetova kidnapon vajzën nga Gostivari

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 19:08
ilustrim

Policia e Tetovës dje ka njoftuar se 18 vjeçarja nga Debreshi i Gostivarit ka denoncuar kidnapimin e saj ndërsa personi që ka kryer atë është një 20 vjeçar nga fshati Pirok i Tetovës.

Sipas fjalëve të vajzës ajo para 2 muajsh në rrjetin social “Instagram” është njoftuar me 20 vjeçarin nga fshati Pirok ndërsa me datën 6 të muajit të kaluar ata janë takuar në një salon ondulimi në Gostivar ku sipas vajzës djali me force e ka futur në veturë dhe e ka kërcënuar se do i’a vras burrin dhe familjen dhe i’a ka marrë telefonin mobil dhe e ka dërguar në shtëpinë e vet në fshatin Pirok.

Deri sa ka qëndruar tek shtëpia e tij nuk i është lejuar asnjë kontakt mirëpo sipas vajzës ajo pardje rreth orës 16:00 ka mundur të thirrë prindët dhe t’u tregojë se ku është. Policia e Tetovës ka marrë masa për të zbardhur rastin a është sajuar nga vajza kjo apo ashtu ka ndodhur dhe pastaj do të ngre padi adekuate.Shqipmedia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test