Projekt konkret për ujësjellësin në Gostivar - Bota Sot
Projekt konkret për ujësjellësin në Gostivar

Gostivari

E diel, 17 dhjetor 2017

Projekt konkret për ujësjellësin në Gostivar

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 10:28
Këshilli drejtues i projektit “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në komunën e Gostivarit”

Këshilli drejtues i projektit “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në komunën e Gostivarit”, mbajti mbledhjen e rregullt, të tetën me radhë, me ç’rast konsulentët bënë prezantimin e fazës së dytë të projektit në fjalë.

Ekspertë të SECO-s, përfaqësues të NP “Komunalec” dhe të Komunës së Gostivarit, dolën në vendngjarje për të vlerësuar ndërtimin e  rezervuarit se në ç’fazë ka arritur, si dhe masat emergjente që janë ndërmarrë tek burimi i lumit Vardar.

Me këtë rast drejtori i Ndërmarrjes Publike “Komunalec” Isak Lazami, siguroi përfaqësuesit e SECO-s se ndërmarrja publike dhe komuna e Gostivarit, do të punojnë intensivisht në realizimin e këtij projekti me rëndësi jetike për qytetarët e Gostivarit dhe se do të punohet me hapa të përshpejtuar për të shmangur vonesat të cilat janë paraqitur në realizim gjatë mandatit të shkuar.

Përndryshe, projekti “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në komunën e  Gostivarit”, mundësohet me grant nga SECO (Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike), kreditim nga banka gjermane KFW, si dhe pjesëmarrje me shërbime të Komunës së Gostivarit. Vlera e përgjithshme e projektit, në të gjitha fazat, arrin shifrën 7.200.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test