Komuna e Gostivarit: Iku koha e diktatorëve, drejtorët e shkollave emërohen për profesionalizëm, jo për përkatësinë partiake

Gostivari

Komuna e Gostivarit: Iku koha e diktatorëve, drejtorët e shkollave emërohen për profesionalizëm, jo për përkatësinë partiake

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:55
Komuna e Gostivarit

Falënderojmë degën e BDI-së në Gostivar që shqetësohet se si i kryejmë punët ne në Komunë. Vetëm se këta të BDI-së janë peng i së shkuarës dhe duke qenë se në kohën e tyre vendimet e tyre i merrte vetëm një njeri, ende mendojnë se autokracia vazhdon! Jo!

Kemi lajme të mira edhe për BDI-në. Vendimet tek ne nuk merren vetëm nga kryetari i komunës, z. Arben Taravari, por nga të gjithë njerëzit kompetentë të autorizuar nga ligji, së bashku me kryetarin. Iku koha e diktatorëve! Në këtë kontekst sqarojmë opinionin e shqetësuar të BDI-së, se të gjitha veprimet e punësimit janë ndërmarrë në pajtim me profesionalizmin dhe jo si në kohën e shkuar që njerëzve ju shikohej përkatësia partiake, e jo kualifikimi profesional.

Dhe sado që në Gostivar të gjithë e njohim njëri-tjetrin, si duket këta të BDI-së nuk e dinë se zonja Shpresa Useini nuk është kryetare e Forumit të Gruas të Aleancës për Shqiptarët, e që do të ishte nder dhe kënaqësi po të ishte, pasi kjo zonjë është një mësuese e cila prej vitesh punon me profesionalizëm të lartë në Shkollën fillore “Ismail Qemali” dhe ishte kolektivi i kësaj shkolle ai që e propozoi për të qenë në detyrën e dhënë në këtë institucion.

Kryetare e Forumit të Gruas e Aleancës për Shqiptarët është Afërdita Mislimi Hamza, për të cilën jemi krenarë që e kemi në radhët e grupimit tonë. Kështu pra, dega e BDI-së në Gostivar, për çdo paqartësi mund të kontaktojë me personat përgjegjës pranë Komunës, që herën tjetër mos të duken gënjeshtarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat