Hapet në Gostivar ekspozita udhëtuese “Ana Frank – Historia për sot” - Bota Sot
Hapet në Gostivar ekspozita udhëtuese “Ana Frank – Historia për sot”

Gostivari

E mërkurë, 23 maj 2018

Hapet në Gostivar ekspozita udhëtuese “Ana Frank – Historia për sot”

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 12:27
Ekspozita “Ana Frank – Historia për sot”

Mbrëmë në Qendrën për kulturë në Gostivar, u Ekspozita udhëtuese “Ana Frank – Historia për sot” organizuar nga Forumi Rinor Arsimor. Në hapjen solemne të ekspozitës morën pjesë kryesisht nxënës të shkollave të mesme të Gostivarit, të cilët u njoftuan me mesazhet e gazetares dhe shkrimtares Ana Frank, si simbol i qëndresës dhe paqes.

Të pranishmit, në emër të kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i përshëndeti përfaqësuesja e kabinetit të tij, Afërdita Hamza.

“Përgëzoj organizatorët për këtë aktivitet, njëkohësisht i falënderoj që përzgjodhën qytetin tonë për mbajtjen e kësaj ekspozite. Komuna e Gostivarit, është e hapur për bashkëpunim me sektorin joqeveritar dhe do t’i mbështesë ata në organizime të këtilla të cilat dërgojnë mesazhe për paqe dhe tolerancë”, theksoi znj. Hamza.

Ekspozita “Ana Frank – Historia për sot” është një koleksion prej tridhjetë e nëntë paneleve ekspozuese, të përkthyera në gjuhën maqedonase dhe shqipe, të cilat mbajnë detaje të shumta rreth jetës së vogëlushes Ana dhe familjes së saj, nga Lufta e Dytë Botërore.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 30 dhjetor 2017, dhe hyrja është falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test