Delegacioni turk i gatshëm të investojë në Gostivar - Bota Sot
Delegacioni turk i gatshëm të investojë në Gostivar

Gostivari

E premte, 17 gusht 2018

Delegacioni turk i gatshëm të investojë në Gostivar

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:36
Delegacioni turk

Një delegacion nga Republika e Turqisë, i përbërë prej profesorësh të Universitetit “Sylejman Demirel” në qytetin Isparta, përfaqësues të partisë në pushtet AK Partisi, intelektualë dhe gazetarë, realizuan një takim pune me kryetarin e komunës së Gostivarit Arben Taravari, transmeton Express.

Miqtë nga Turqia, uruan kryetarin Taravari për postin e  ri duke i dëshiruar atij punë të suksesshme në mandatin katërvjeçar. Ata shfaqën interesimin dhe gatishmërinë që Republika e Turqisë të mbështesë dhe të investojë në institucionet ku trajtohen fëmijët me sindromën Daun, autizëm dhe pengesa tjera në zhvillim, si dhe për mbindërtim profesional të defektologëve, psikologëve dhe profesionistëve tjerë që merren me këto çështje.

Kryetari Taravari, tha se gjatë kampanjës i ka prezantuar qëndrimet e tia në lidhje me personat me nevoja speciale, dhe se kjo çështje do të shqyrtohet edhe në takimin me ambasadoren e Turqisë.

“Që nga ditët e para të mandatit tim, kam realizuar takime me organizata joqeveritare që merren me këto çështje dhe kam marrë pjesë në aktivitetet e tyre për të treguar konkretisht mbështetjen që ata gëzojnë nga ana ime dhe ekipit tim”, theksoi Taravari.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i Lëvizjes për Unitet Kombëtar të Turqve (TMBH), Erdogan Saraç, si dhe këshilltari komunal nga radhët e kësaj partie, Ertan Jakupi.

Në kuadër të vizitës, delegacioni turk do të vizitojë mjediset e ish Fakultetit të teknologjisë ushqimore, ku do të bëjë hulumtim terreni që në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit të gjednen modalitete për shfrytëzim racional të këtij objekti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test