Kërcënim me pistoletë për një gostivaras dhe bashkëshorten e tij

Gostivari

Kërcënim me pistoletë për një gostivaras dhe bashkëshorten e tij

Më: 9 janar 2018 Në ora: 18:59
Ilustrim

Një person i panjohur dje rreth orës 23:30 me pistoletë i është kërcënuar E.S. (25) nga Gostivari dhe bashkëshortes së tij pas së cilës ka qëlluar me armë në ajër dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Siç informon MPB-ja, derisa E.S. ka qenë i parkuar pranë rrugës Tumçevishtë-Çegranë me automjetin e tij “BMW”, në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij, pranë tyre ka ndaluar një automjet tjetër “BMW”. Nga vetura kanë dalë një person i panjohur, i është kërcënuar me jetë, ndërsa kanë kërkuar që të dalin nga automjeti ai dhe bashkëshortja e tij. Atëherë ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar një plumb në ajër, pas së cilës me automjetin e tij ka ikur në drejtim të panjohur.

Ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat