Gostivar, ndërron jetë një punëtor ndërtimor, shkelet me kamion nga shoku i tij - Bota Sot
Gostivar, ndërron jetë një punëtor ndërtimor, shkelet me kamion nga shoku i tij

Gostivari

E hënë, 26 shkurt 2018

Gostivar, ndërron jetë një punëtor ndërtimor, shkelet me kamion nga shoku i tij

Më: 12 janar 2018 Në ora: 12:16
Ilustrim

67-vjeçari M.K punëtor ndërtimor nga Gostivari, dje ka ndërruar jetë në një aksident, kur shoku i tij duke lëvizur prapa me makinë ngarkuese “Mercedes”, e ka shkelur me pjesën e prapme të makinës.

Punëtori ka rënë në tokë dhe më pas është shkelur edhe me gomat e pasme në këmbët e tij dhe ka ndërruar jetë.

“Mjeku nga Ndihma e Shpejtë në Gostivar ka konstatuar vdekjen. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i stacionit policor në Gostivar, në prani të inspektorëve të punës. Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, thonë nga MPB.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në rrugën lokale për fshain Padalisht.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test