Bllokohet llogaria bankare e gjimnazit në Gostivar, shkaku i borxhit për sallën sportive - Bota Sot
Bllokohet llogaria bankare e gjimnazit në Gostivar, shkaku i borxhit për sallën sportive

Gostivari

E hënë, 28 maj 2018

Bllokohet llogaria bankare e gjimnazit në Gostivar, shkaku i borxhit për sallën sportive

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 20:06
Ilustrim

Llogaria bankare e shkollës së mesme “Gostivar” është bllokuar nga ana firmës e cila ka kryer punime ndërtimore në sallën sportive.

Borxhi për shkak të të cilit është bllokuar llogaria, së bashku me kamatat arrin në 8.559.453 denarë.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se bëhet fjalë për prapavijë politike, pasi sipas tyre firma që ka bllokuar llogarinë e shkollës konsiderohet e afërt me ish-kryetarin e Gostivarit.

Nga Komuna e Gostivarit shtojnë se me bllokimin e llogarisë ndalohet edhe funksionimi i shkollës.

Gurthemeli i sallës është vendosur në vitin 2005, ndërsa ndërtimi ka zgjatur deri në nëntor të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test