Bejta: Taravari meret me mua, më detyroi t’i kthehem politikës - Bota Sot
Bejta: Taravari meret me mua, më detyroi t’i kthehem politikës

Gostivari

E hënë, 26 shkurt 2018

Bejta: Taravari meret me mua, më detyroi t’i kthehem politikës

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:17
Nevzat Bejta

Ish kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ka akuzuar kryetarin e Gostivarit Arben Taravari për të pavërteta ndaj tij dhe BDI-së,  njofton Aktuale.mk.

Sipas Bejtës, Taravari duke u marrë me të ka bërë që ai ti kthehet politikës.

Bejta tha se Taravari ka bërë vetë veprime të gabuara në më shumë sfera në menaxhimin e komunës.

“ Largohen nga vendet e tyre të punës, dhe drejtohen në pozita më të ulta të punës 15 administrator dhe bashkëpunëtorë të mi. Personat të cilët kanë qenë të afër me mua nuk kanë as karrige, as kompjuter, as kushte minimale për punë. Ka bërrë shkarkimin e disa drejtorëve në kundërshtim me ligjin, këtë e vërtetoj edhe Komisioni i arsimit i shkallës së dytë Pranë Ministrisë së Arsimit, i cili ka dhënë pëlqim që të njëjtit të kthehen në vendet e punës. Largim nga puna të 41 mësimdhënësve, në vend të tyre punëson militant partiak, të pa diplomuar. Punësime partiake në administratën e Komunës. Ai për 100 ditë ka punësuar 50 të punësuar. Në njësinë e zjarrfikësve ka punësuar 15 persona militant partiak, të cilët janë në kundërshtim të ligjit. Punësime të tillë ka edhe në shumë ndërmarrje të Gostivarit. Kryetarë I Këshilli të Komunës është Nasir Musliu nga radhët e BDI, port ë njëjtit nuk I është dhënë zyre për punë”, akuzon ish Kryetari Bejta

Ftoj taravarin të mos i lodhe qytetërt e Gostivarit me të pavërteta. Bejta është shprehur se për 4 vite ka realizuar projekte në dobi të qytetarëve, të mira të cilat i shfrytëzojnë qytetarët por edhe Taravari me familjen.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test
    Tjera