Dështoi votimi i buxhetit të komunës së Gostivarit

Gostivari

Dështoi votimi i buxhetit të komunës së Gostivarit

Më: 5 mars 2018 Në ora: 20:26
Ilustrim

Pas shtatë orë debatesh dhe përplasjesh të argumenteve, anëtarët e Këshillit komunal të Gostivarit nuk e votuan Propozim-buxhetin për vitin 2018.

Kryekëshillëtari Naser Musliu nuk arriti që pikën e parë të rendit të ditës ta hedh në votim, për shkak të kundërshtimeve të shumta të qëndrimeve, prandaj edhe e tërhoqi propozimin.

Kryekomunari Arben Taravari kërkoi që të votohet propozimi, pa marrë parasysh rezultatet, mirëpo koalicioni BDI-LSDM kërkoi ndryshime dhe plotësime të buxhetit, që është i projektuar të jetë 16,8 milionë euro.

Përndryshe, buxheti komunal është bërë mollë sherri ndërmjet koalicionit BDI-LSDM, në njërën anë, dhe administratës komunale të udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët, në anën tjetër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat