MASH për dikend nënë, për dikend njerkë - Bota Sot
MASH për dikend nënë, për dikend njerkë

Gostivari

E mërkurë, 20 qershor 2018

MASH për dikend nënë, për dikend njerkë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 15:09
Konferencë shtypi “E vërteta për BDI-në”

Drejtorët e shkollave, të shkarkuar në vitin 2013 kur komunën e Gostivarit e drejtonte Nevzat Bejta i BDI-së, në një konferencë për shtyp, prezantuan dëshmi se janë shkarkuar pa asnjë procedurë dhe se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) nuk ka ndërmarrë asgjë.

“E thirrëm këtë pres-konferencë për të demantuar të pavërtetat e ministrit, zv.ministirt nga radhët e BDI-së dhe ish kryetarit të komunës të thëna në media dhe në rrjetet sociale, se kinse kryetari i tanishëm i Gostivarit ka shkelur Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm dhe për këtë arsye MASH-i ia ka marrë kompetencat në pjesën për emërim dhe shkarkim të drejtorëve. Ata, sikur harruan se para 5 viteve, gjegjësisht në vitin 2013, ish kryetari i komunës në ditën e parë të marrjes së detyrës si kryetar, me një cinizëm të paskrupullt, në rrjetet sociale na paralajmëroi për atë se çka do të ndodhte, duke postuar një shkrim “Mirëmëngjesi, drejtora” dhe kjo u realizua, ashtu që na ftoi në komunë të gjithë neve 15 drejtorëve për të na kumtuar se opsioni jonë politik ka humbur dhe se duhet të japim dorëheqje”, tha në emër të kolegëve Ekrem Ismaili, ish drejtor i SHF Ismail Qemali në periudhën 2009-2013

Ai bëri me dije se reagimet e tyre se janë përzgjedhur me konkurs dhe se për shkarkimin e tyre duhet të thirren në Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, nuk janë marrë parasysh aspak dhe se brenda dy javëve kryetari i atëhershëm Nevzat Bejta i ka shkarkuar të gjithë duke u thirrur në nenin i cili përcakton se kryetari i komunës emëron dhe shkarkon drejtorë.

“Me këtë qartë vërtetohet se marrja e ingerencave është një akt politik dhe se nuk ka asnjë lidhje me Ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, si dhe se dispozitat ligjore vlejnë për të gjithë dhe në çdo kohë derisa janë në fuqi, ndërsa në rastin konkret MASH-i, për njërin sillet si nënë ndërsa për tjetrin si njerkë”, nënvizoi Ismaili
Në konferencën për shtyp, si dëshmi para gazetarëve dhe opinionit publik, u shpalosën edhe aktvendimet për shkarkim të drejtorëve në vitin 2013.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test