Shefi i kabinetit qeras vetveten me 4 lap-topë dhe një tablet

Gostivari

Shefi i kabinetit qeras vetveten me 4 lap-topë dhe një tablet

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:05
Jasin Demiri

Në kuadër të fushatës “E vërteta për BDI-në”, zëdhënësi i Komunës së Gostivarit, Jasin Demiri, në konferencën e sotme për shtyp, zbardhi rastet e dy shkelje flagrante të procedurave dhe abuzim me asetet e Komunës së Gostivarit, nga ana e ish shefit të kabinetit të kryetarit Nevzat Bejta.

“Më 18.10.2013 Komuna e Gostivarit është furnizuar me Tablet – Aplle iPad me vlerë prej 42.901 pa tender të shpallur. Pranimin e mallit e ka nënshkruar shefi i kabinetit të ish kryetarit me shënimin se Tableti gjendet në zyrën e tij, por Tabletin në fjalë, ish shefi i kabinetit nuk e ka dorëzuar kur e ka lëshuar zyrën. Në këtë rast kemi dy shkelje të rënda, respektivisht, mos-shpallje të tenderit publik për prokurim me vlerë mbi 30.000 denarë dhe vjedhje klasike të mjeteve të komunës”, theksoi Demiri.

Më tej ai informoi për rastin tjetër, ku abuzimi është akoma më i rëndë. Respektivisht bëhet fjalë për abuzim të mjeteve në vlerë prej 321.300 denarë, respektivisht mbi 5000 euro.

“Komuna e Gostivarit më datë 17.10.2013 është furnizuar me 4 lap-topë me çmim prej nga 76500 denarë plus TVSH. Askush deri më sot nuk i ka parë ato lap-topë në Komunë, dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar. Edhe pse nuk qëndron nënshkrimi se kush i ka pranuar lap-topët, dihet se ato i ka pranuar ish shefi i kabinetit të kryetarit Nevzat Bejta”, tha zëdhënësi i komunës.

“Se ku kanë përfunduar 4 lap-topët dhe Tableti, do të duhet të japë llogari ish struktura udhëheqëse e Komunës së Gostivarit, edhe para administratës komunale edhe para organeve të hetuesisë”, tha në fund të konferencës për shtyp zëdhënësi Demiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat