Nxënësit e SHF “Goce Dellçev” vizituan Komunën e Gostivarit - Bota Sot
Nxënësit e SHF “Goce Dellçev” vizituan Komunën e Gostivarit

Gostivari

E shtunë, 18 gusht 2018

Nxënësit e SHF “Goce Dellçev” vizituan Komunën e Gostivarit

Më: 26 prill 2018 Në ora: 19:25
Nxënësit e SHF “Goce Dellçev”

Nxënësit e klasës së katërt, paralelet në gjuhën maqedonase, pranë Shkollës Fillore Komunale “Goce Dellçev” – Gostivar, të shoqëruar nga mësueset e tyre, ishin sot për vizitë në Komunën e Gostivarit, për tu njoftuar me mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal.

Gjatë vizitës ata takuan kryetarin e komunës Arben Taravari dhe bashkëpunëtorët e tij si dhe vizituan ambientet ku i kryejnë detyrat administratorët komunalë.

Kryetari i komunës Arben Taravari dhe pjesëtarët e kabinetit të tij, i njoftuan nxënësit me mënyrën e funksionimit të vetëqeverisjes lokale me një gjuhë të kuptueshme për moshën e tyre, duke u dëshiruar atyre që kur të rriten edhe ata të bëhen pjesë e administratës komunale, të marrin poste udhëheqëse dhe dikush të bëhet edhe kryetar komune.
Gjatë vizitës, nxënësit e SHF “Goce Dellçev” bashkëbiseduan me kryetarin Taravari dhe i parashtruan atij pyetje të shumta.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test