Nisi punën Kampi veror i FHK-së

Hendboll

Nisi punën Kampi veror i FHK-së

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 18:36
Pamje nga kampi

Sot në Prishtinë  Federata e Hendbollit e Kosovës bëri hapjen solemne të Kampit veror i cili  çdo vit tradicionalisht tani e 17 vite, dhe i 22 me radhë çdo vit organizon Kampin veror për grupmosha te reja, vasha dhe djem te cilët janë perspektiv dhe kanë talent që në një të ardhme të afërme te jenë edhe anëtarë të Përfaqësueseve të Kosovës. Fillimisht punën e FHK-së dhe grumbullimin në këtë Kamp e përshëndeti edhe Drejtori i DS pranë Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Iber Alaj, dule potencuar bashkëpunimin mes FHK-së dhe DS gjegjësisht MKRS-së si urë bashkëpunimi për ngritjen e kapaciteteve dhe zbulimin e talentëve te rinj, që në të ardhmen do te jenë bazë e hendbollit. Presidenti i FHK-së Eugen Saraçini përshëndeti te gjithë pjesëmarrësit e këtij Kampi duke ju dëshiruar mirëseardhje ne javën e hendbollit e që ishin mbi 120, duke theksuar se këtu janë mbledhur talentet e  rinj te Republikës së Kosovës. Shqipërisë, Maqedonisë dhe nga diaspora duk i dhënë një shije të ëmbël këtij eventi, i cili përpos ushtrimeve te hendbollit duke treguar talentin e tyre në këtë sport, dhe ngritjen ne nivel ma te lartë do te ju shërben djelmoshave dhe vashave edhe për argëtim, miqësi te reja te cilat edhe e karakterizojnë një ngjarje si Kampi veror. Pas këtyre fjalëve kreu i FHK-së zyrtarisht dhe praktikisht e shpalli te hapur punën në Kamp duke ju dëshiruar qëndrim te këndshëm dhe por edhe punë e dëfrim. Trajnerët e përzgjedhur së bashku me Këshillin Profesional të FHK-së kanë bërë përzgjedhjen e atyre që me talentin e tyre premtojnë shumë, duke pasur një qasje më profesionale ndoshta se herave tjera. Pjesëmarrës te Kampit veror do te jenë kandidatet për Përfaqësuesen U15 ne konkurrencën e femrave (vajzat e lindura ne vitin 2001 dhe 2002), vajzat kandidate për Përfaqësuesen U17 (vajzat e lindura në vitin 1999/2000) dhe djelmoshat kandidat për Përfaqësuesen U16 (te lindur ne vitin 2000 dhe 2001).  Kurse Përfaqësuesja U18 (te lindur ne vitin 1998 dhe 1999) tani e 15 ditë gjendet ne përgatitje në Gjakovë për garat e pjesës finale të Kampionatit Evropian ne kuadër te Divizionit te 2-të që mbahen ne Varna te Bullgarisë nga data 14-22 gusht 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat