Shqiponja mëton përforcime nga jashtë

Hendboll

Shqiponja mëton përforcime nga jashtë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2016 Në ora: 19:23
Skënder Alija me hendbolliste

Klubi i hendbollit Shqiponja nga Gjakova (femrat) ka 16 vjet që është themeluar dhe mëton të sjell titullin e kampionit në vitrinat e tyre. Gjakovaret kanë bërë plane me drejtorin e ri sportiv, Dervish Berishën, që të ndryshojnë filozofinë e lojës për edicionin e ardhshëm dhe t’i japin fund sundimit disavjeçar të Prishtinës dhe Kastriotit të Ferizajt. Kryetari i klubit, Skënder Alija, tha se është fat i madh që janë kualifikuar direkt në rrethin e tretë të Challenge Cup dhe kanë kohë deri në muajin nëntor që të përgatiten e përforcohen për këtë garë. Alija shprehet se i kanë rikthyer dy lojtare, por mëton edhe përforcime nga jashtë që të ndërtojnë një ekip edhe më të fortë se edicionin paraprak.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat