Klubet e Kosovës në ethet e shortit për garat evropiane

Hendboll

Klubet e Kosovës në ethet e shortit për garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2016 Në ora: 16:39
Logo e EHF-it

Katër klubet e Kosovës do të garojnë në kupat evropiane,  Besa Famiglia nga Peja, kampion dhe fitues i kupës dhe Kastrioti i Ferizajt (meshkujt), si dhe Prishtina, kampione e fituese e kupës dhe Shqiponja e Gjakovës (femrat). Klubet janë në ethe të shortit që hidhet nesër në orën 11.00 në selinë e Federatës së Hendbollit Evropian (EHF) në Vjenë. Besa merr pjesë në EHF Cup,  Kastrioti në Challenge Cup (meshkujt) dhe Prishtina në EHF Cup e Shqiponja në Challenge Cup (femra). Ekipet tona luten për fat në short që t’i shmangen ekipeve të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat