Cila më e fortë e cila më e dobët nga klubet e hendbollit?

Hendboll

Cila më e fortë e cila më e dobët nga klubet e hendbollit?

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 14:48
Logo e FHK-së

Sipas aplikimeve mund të kuptohet se në këtë afat kalimtar të hendbollit më së shumti ka përfituar KH Drita e cila si duket është në rrugën e konsolidimit të skuadrës, sepse përveç rikthimit të trajnerit Erhan Shahini në skuadër u kthyen edhe “gurbetçarët” e Zhegrës Gëzim Misimi, Dugagjin Azizi dhe  Melos Shahinin, si dhe në pikëpyetje e ka portierin e ri të KH Vëllaznimi Arti Luzha.  Por, edhe një skuadër tjetër me traditë  mëton te rikthej namin dhe lavdinë, KH Trepça me angazhimin e strategut Taib Kabashi ka angazhuar Lindrit Fetahun nga Prishtina, Atdhe Bashollin nga Samadrexha që të dy kandidat për Përfaqësueset e Kosovës. Ndërsa KH Zhegra ka bërë kërkesë për regjistrimin e lojtarëve Selim Sahiti nga KH Kastrioti, Mesut Salihu dhe Adonis Jakupi nga KH Drita si dhe Granit Sahiti nga klubi Azizyle Termal Sport. Kurse shumë lojtarë kanë kërkuar statusin e lojtarit të lire, bie në sy se shumica janë nga KH Prishtina si: Petrit Prekazi, Oltion Beshiri, Edon Gashi, Florim Hoxha, pastaj Deniz Terziqi nga Trepça dhe Fidan Gashi nga KEK-u. Në konkurrencën e femrave KHF Kastrioti  riktheu në radhët e veta dy ish lojtaret te cilat edicionin e kaluar bartën fanellen e KH Prishtina Shpresa Fazlija dhe Aida Stagova, kurse KHF Shqiponja angazhoi hendbollistet me perspektiv Edona Radoniq nga Vëllaznimi, Erolinda Kuqi nga Deçani,  kurse KHF Vushtrria pas një kohe prej 6-të vjetësh riktheu ikonën e vet Shqipe Tahiri nga Ferizaj dhe angazhoi edhe  Albulena Salihun nga Samadrexha dhe Diana Rrahmanin nga Istogu. Skuadra e KHF KEK-u bëri marrëveshje me lojtaren e KHF Drita, Bjondina Ramadani, kurse portierja e KHF Vëllaznimit Aurorra Shehdadi do të kalojë te KH Istogu. Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për aderim në klube te reja, duhet që të gjitha dokumentacionet ti kenë konformë Rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferin e  tyre. Lojtarët që kanë statusin e lire të lojtarit kanë të drejt regjistrimi deri me 15 tetor, kurse lojtarët që vijnë nga klubet e shteteve të jashtme mund te regjistrohen deri ne fund të vitit 2016, thuhet nga FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat