Shorti i mirë për skuadrat e Kosovës, por…

Hendboll

Shorti i mirë për skuadrat e Kosovës, por…

Nga: Prof. Beqir Hasangjekaj Më: 20 korrik 2016 Në ora: 18:02
Beqir Hasanxhekaj

Debate

Të martën me 19. 07. 2016 Federata Europiane e Hendbollit bëri tërheqjen e shortit për garat e Kupave të EHF dhe Challenge Cup në të cilat gara marrin pjesë edhe katër ekipe nga Kosova. Dy në konkurrencën e meshkujve dhe dy në atë të femrave. Besa Famiglia - meshkujt dhe KH Prishtina (femrat) në Cup-ën e EHF-it,  Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) dhe Shqiponja  e Gjakovës (femrat) në Challeng Cup. Sipas vlerësimit nga Zyra e FHK-së ekipet tona kanë pas  fat domethënë short të  mirë që atyre do t’u mundësohet të kanë paraqitje të mirë në gjiron e parë të këtyre  garave, ngase për nga cilësia e tyre ato nuk dallohen nga cilësia e lojërave të ekipeve tona. Mirëpo , mendoi se shorti nuk ka qenë aq i favorshëm sidomos për hendbollistet e Prishtinës dhe hendbollistët e Besa Famiglias. Hendbollistet e Prishtinës takohen me  skuadrën e  Spono Eagles nga Lucerni I Zvicrës e cila duke filluar nga garat e kupave në kampionatin 1993-94 e deri në  këtë ka marrë pjesë 23 herë prej të cilave 17 herë në Cup të EHF. Duke u bazuar në këtë KH Prishtina, për të pas një paraqitje të mirë ndaj zviceraneve, duhet nga ky moment, të fillohet me stërvitje, organizim - ndonjë përforcim dhe angazhim më të madh të lojtareve, trajnerëve dhe anëtarëve të udhëheqësisë që në ndeshjet e  3/ 4 dhe  11/12 shtatorit të mos të dështohet. Edhe pejanet, sipas mendimit tim, nuk do ta kanë lehtë nga se hendbollistët e KH Dukles kanë përvojë më të madhe ndaj pejanëve meqë 15 herë kanë marrë pjesë ne garat ekipore për Cup-at, kurse në vitin e kaluar kanë arritur deri në gjysmëfinale në garat për Cup-en e Challenges që dëshmohet, se pejanet nuk do ta kanë lehtë që  ta kalojnë rundën e parë. Prandaj si edhe Prishtina, ata duhet të kanë një qasje më të theksuar në  çdo pikëpamje, stërvitje, organizim, përforcim angazhim të të gjithë faktorëve relevant. Dy ekipet tjera Kastrioti I Ferizajt (meshkujt) kundër skuadrës HMK SALA nga Sllovakia dhe Shqiponja (F) nga Gjakova kundër Makabit Arazin  Ramat  nga Izraeli, duke u bazuar në paraqitjet e tyre të deritanishëm në garat e tilla ato kanë gjasa për një paraqitje të mirë, por me një përkushtim më të madh të përgatitjeve, përforcimeve eventuale, organizimit dhe angazhimit të të gjithë faktorëve relevant, dashamirë të lojës së hendbollit. Mendoi që nëse nuk mungon angazhimi i tillë, ekipet do të  kanë rezultate të favorshme dhe më sukses ta kalojnë gjiron e parë, që  do të zhvillohet me 12/13 dhe 19/20 nëntor 2016.

Autori është ish profesor i fakultetit të kulturës fizike dhe ish-hendbollist i dëshmuar dhe trajner i mirënjohur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat