Kosova U-18 para sprovës së vështirë, ndaj Ukrainës

Hendboll

Kosova U-18 para sprovës së vështirë, ndaj Ukrainës

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 21:17
Topi i hendbollit

Kombëtarja e Kosovës U-18 u do të paraqitet në garat e Euro 2016 Divizioni B, që mbahet nga data 15-21 gusht në qytetin bregdetar të Bullgarisë. Kosova në grup ka edhe Kombëtaret e Hungarisë, Ukrainës, Maqedonisë, Qipros dhe Armenisë, kurse ne grupin A janë Bullgaria, Turqia, Finlanda, Luksemburgu dhe Ishujt Faroe. Kryetrajneri Verim Zherka me ndihmësit Sami Çerkini dhe Uran Luzha shpresojnë se djelmoshat do të tregojnë angazhim dhe rezultati nuk do të mungoj duke pasur parasysh ushtrimet dy mujore. Kombëtarja e Kosovës nesër në orën 16.00 do të ndeshet me Ukrainën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat