Operohet Shabanaj, por kur do të rikthehet në fushë?

Hendboll

Operohet Shabanaj, por kur do të rikthehet në fushë?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2016 Në ora: 11:21
Riad Shabanaj pas operimit

Hendbollisti i Prishtinës, Riad Shabanaj, është operuar dhe rikthimi i tij në fushë do të ndodh në vitin e ardhshëm. “E kam operuar ligamentin e gjurit të majtë plus riparimin e miniskusit. Operacioni ka shkuar shumë mirë dhe tash duhet me filluar me terapia fizikale, edhe po besoj që ka fillimi i vitit tjetër mu rikthye në hendboll. E falënderoi dr. Qerim Kidën si dhe klubin e hendbollit Prishtina që më qëndruan pranë për çdo gjë”, tha Shabanaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat