Haxhisalihu: Bellma Beba mi kërkoi 10 rroga para kohe

Hendboll

Haxhisalihu: Bellma Beba mi kërkoi 10 rroga para kohe

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2016 Në ora: 13:10
Faton Haxhisalihu

Zbardhet e vërteta e largimit të hendbollistes Bellma Beba nga Kastrioti  i Ferizajt. Ishte vetë kryetari i klubit ferizajas, Faton Haxhisalihu, që tregon për se u largua hendbollistja Beba, e cila është anëtare e KHF Prishtinës, ndryshe lojtarja më e mirë në vend dhe e kombëtares së Kosovës. “Unë me të gjitha lojtaret që ishin, kam bërë marrëveshje plus i morëm Aidën (Stagova) dhe Shpresën (Fazlia), me datën 14 korrik dhe kishim një takim me lojtaret, por Shqipe Tahiri një ditë para afatit kalimtar me tha nuk jam pjesë e klubit. Në at moment Bellma Beba me kushtëzoi që me ia dhënë 10 rroga para kohe dhe ato përnjëherë, që të mbetet në ekip. Atëherë unë me kryesinë vendosëm që nuk kemi mundësi me ia dhënë gjithë ato rroga para kohe dhe e liruam të largohet”, tregon Haxhisalihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat