KH Vushtrria po shuhet...

Hendboll

KH Vushtrria po shuhet...

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2016 Në ora: 14:26
KH Vushtrria

Klubi i hendbollit Vushtrria në konkurrencën e meshkujve është në pozicion më të keq se kurrë. Kryetari i këtij klubit, Fatmir Gubietini, bën apel që ta ndihmojnë klubin,  se ndryshe u shua! “

“Me shpresën që kjo kërkesë do t'ju gjejë mirë, ne vendosëm që shqetësimin tonë ta ndajmë edhe me ju.

Rreziku drejt shuarjes së klubit sa vjen e rritet, e duke e parë këtë situatë të rëndë disa lojëtar të klubit janë bashkuar dhe kanë ardh në dyert tona duke na bërë thirrje që të mos ta lejojmë shuarjen e klubit.Unë Fatmir Gubetini së bashku me Sadik Xhema, Emin Selaci dhe Rrahim Ajeti vendosëm që së pari të mundohemi ta shpëtojmë nga shuarja duke filluar me thirrjen e të gjithë lojtarëve që të vijnë e të luajnë pa paga, gjë të cilën secili e pranoi vetëm që klubi të mos shuhet. Së dyti, të kërkojmë ndihmë financiare nga ju.
Shpenzimet bazike që secili klub duhet ti ketë janë:
* 1500 €për kotizimin (pjesëmarrja në gara)
* 200 € për udhëtimet për ndeshjet jashtë qytetit
Në këtë sezone janë gjithsej 10 lojë në udhëtim 10x200 (2,000€) 
Për ndeshjet që luhen si vendas në Vushtrri 10x115 (1,150€) bëhet pagesa për:

* Referët - rruga 30€
* Kohëmatësi 10€
* Delegati 25€
* Procesmbajtësi 10€
* Mjeku 20€
* Kameramani 20€
Ndërsa shpenzimet e tjera për gjyqtarë dhe delegatë i paguan Federata.
Njëkohësisht ju njoftojmë se para çdo fillimi të kampionatit bëhet kontrollimi mjeksorë në Qendrën e Mjekësisë Sportive në Prishtinë.Kontrollimi mjeksorë është 10 euro për lojëtar dhe ne posedojmë 40 lojëtar momentalisht që do të thotë 40x10 (400€)
Po ashtu bëhet licensimi i klubit i cili është 10 euro ndërsa licensimi i lojëtarit 40x3 (120€).Gjithashtu licensimi i dy trajnerave në kategorinë e seniorëve dhe të kadetëve 2x40 (80€) (Shuma përfundimtare 210€)
• SHUMA TOTALE PËR KËTË 6 MUJORËSH(SEZONA E PARË) ËSHTË:
* Kotizimi 1,500€
* Udhëtimet për ndeshjet si mysafir 10x200(2,000€)
* Ndeshjet vendase 10x115(1,150€)
* Licencimi i klubit, lojtarëve, trajnerëve 210€ 
* Kontrollimi mjekësore 40x10 (400€)

TOTAL 5,260€

Andaj ne, si qytetar dhe si sportdashës së Vushtrrisë jemi të obliguar që të kërkojmë ndihmë nga të gjitha bizneset e qytetit për mos shuarjen e klubit që edhe fëmijët tanë të kenë një vend ku të argëtohen dhe një vend që i mbanë larg rrugës”, shkruan mes të tjera Gubetini në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat