A e meriton Kuzmanovski me qenë trajner i Prishtinës?

Hendboll

A e meriton Kuzmanovski me qenë trajner i Prishtinës?

Nga: Dervish Berisha Më: 21 shtator 2016 Në ora: 19:10
Dervish Berisha

Debate

Po na dhemb zemra që ta shohim një klub të hendbollit shumë të fortë në arenën ndërkombëtare. Me vite po presim! Në çdo ekip që vërtet dominon rregullorja dhe ligji i klubit, duhet çdo kush për detyrën e caktuar të japë llogari, por është e çuditshme se në shumë klube të Kosovës, kryesitë e klubeve janë dy-tre ose katër anëtar të kryesisë, që është nën nivelin e hendbollit europian, sepse nëpër klube çdo herë vendos kryesia që duhet të jetë e përbërë minimum 8 apo 10 anëtarë të kryesisë, që t’i kanë detyrat e ndara dhe të kujdesen për të gjitha që kërkon një ekip. Andaj formohen komisionet përkatëse që duhet në përgjithësi dhe t’ju jepet llogari për mos sukses dhe ai komision duhet të jetë minimum pesë anëtarë që i kërkojnë trajnerëve dhe atyre që dështojnë llogari për mos sukses dhe marrin masat e duhura, duke e njoftuar kryetarin dhe kryesinë në tërësi. Tani është rasti i Prishtinës, nëse një ekip humb me një rezultat 27 diferencë dhe është problem në ekip, sepse nuk funksionin si duhet dhe aty duhet të ketë komision disiplinor apo organ që kontrollon punën në klub, por krejt iu doket OK që i shohin duke vrapuar, a nuk din se çka e si po punohet dhe çka kërkohet nga  trajneri Kuzmanovski i cili e dëshmoj veten që nuk meriton ti udhëheq KHF Prishtinën, e cila është ekip shumë e mirë, sepse kemi mjaft trajner nëpër Kosovë që punojnë dhe arrijnë rezultate më shumë se të huajt. Këtë ide...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat