Edicioni i ri me probleme të vjetra

Hendboll

Edicioni i ri me probleme të vjetra

Nga: Enis Kastrati Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:11
Enis Kastrati

Debate

Vitet po shkojnë duke shpresuar se do të bëhet mirë. Vitet shkojnë duke shpresuar në rritje të cilësisë e shikueshmërisë.  Javën që e lamë nisi edicioni i ri dhe fatkeqësisht me probleme të vjetra. Askush nga hendbolldashësit nuk e ka dashur një nismë me probleme të vjetra, të gjithë shpresoni se gjërat do të jeni më mirë në çdo aspekt, jo në nivelin qind për qindtë, të paktën për 20 për qind! Shihet ashiqare se gjendja është alarmante sidomos në disa ekipe madje disa ekipe nuk kanë as mjete financiare dhe e shtyjnë ashtu si munden ose arnohen me atë që kanë. Kjo është shqetësuese për një sport të traditës. Disa herë më kujtohen deklaratat e trajnerit të Besës nga Peja, Arben Muqollit, kur thoshte se e keqja është që iu mungon konkurrenca në ligën vendore dhe pastaj po i shohin sherrin në garat evropiane. Prandaj, shpresuam se në edicionin e ri klubet do të jenë më të forta dhe me një cilësi më të mirë, por i njëjti brumë, aty këtu ndonjë lëvizje sporadike! Klubet janë në krizë të thellë financiare, hiq Besa Famiglisë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat