Besa pa telashe kundër Kastriotit

Hendboll

Besa pa telashe kundër Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2016 Në ora: 10:55
KH Besa gjatë një pushimi

Skuadra kampione, Besa Famiglia nga Peja, shënoi fitore pa telashe kundër Kastriotit me rezultat 33:26, në ndeshjen derbi të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll. Pejanët arkëtuan edhe dy pikë të reja, duke kryesuar renditjen me 4 sosh. Trajneri i Besës, Arben Muqolli, është i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij. Në ndeshje tjera u arritën këto rezultate: Trepça-Vushtrria 37:16, Llapi-Zhegra 24:27, Drenica-Vëllaznimi 32:34 dhe Drita-Prishtina 32:25. Te femrat, në javën e dytë, u arritën këto rezultate: Prishtina-Samadrexha 44:8, Vushtrria-Vëllaznimi 38:14, Istogu-Drita 34:16, Shqiponja-KEK-u 51:21 dhe Kastrioti-Deçani 40:25.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat