Quni vendosi për Kosovën

Hendboll

Quni vendosi për Kosovën

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 18:48
Luigj Quni, Izet Gjinovci dhe Taip Ramadani

Edhe një hendbollist nga diaspora i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Fjala është për hendbollistin korpulent dhe luftarak të GC Amicitia Zürich  të Zurich-ut, 20-vjeçarin, Luigj Quni. “Përfundimisht Luigji u bë pjesë e Kombëtares së Kosovës, pasi mori shtetësinë e Kosovës dhe nuk ka asnjë barrierë të paraqitet ne petkun e Kombëtares në ndeshjet kualifikuese për EUR 2020 kundër Turqisë, ndeshje qe zhvillohen më 2 nëntor në Ankara dhe më 6 nëntor në Prishtinë. Luigji po ashtu do të jetë pjesë edhe e Kombëtares U-20 në turneun e IHF Trophy Europe që zhvillohet në Kutaisi të Gjorgjisë nga data 7-14 nëntor, Turne ne të cilin marrin pjesë 10 kombëtare evropiane. Ai u mirëprit edhe nga përzgjedhësi i Kombëtares Taip Ramadani, i cili ishte prezent ne lokalet e FHK-së”, thuhet nga FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat