Kastrioti dhe Shqiponja treguan forcën në derbi!

Hendboll

Kastrioti dhe Shqiponja treguan forcën në derbi!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 tetor 2016 Në ora: 21:59
Foto nga ndeshja

Kastrioti i Ferizajt, ekip me renome, si mysafirë shënoi fitore me rezultat 34:31 ndaj Vushtrrisë, e cila ka qenë edhe derbi i javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Trajnerja Vlora Jashari rreshton fitoret me Kastriotin dhe njëherësh paralajmëron rivalet se do t’i pret pranverë e nxehtë dhe e paparashikueshme deri në pikën e fundit në luftë për titullin e kampionit. Ferijazaset treguan lojë luftarake dhe u kthyen me dy pikë nga një terren i nxehtë.

Për Kastriotin është fitorja e gjashtë rresht dhe ngjiten në vend të tretë me 12 pikë. Kryetari i KHF Kastriotit, Faton Haxhisaliu, është i kënaqur me vashat e tij që po treguajnë kualitetet, duke pasur parasysh moshën e re tw tyre.

Nga ana tjetër, Shqiponja nga Gjakova, tregoi edhe një herë se e ka përnjimend në luftë për kreun e tabelës. Ato si mysafire shënuan fitore me 31:28 kundër Istogut që ka një ekip të mirë.  Kryetari i KHF Shqiponja, Skënder Alija, gjithsesi se mburret me këtë fitore, duke pasur parasysh se në shtatë javë ka po aq fitore dhe me synime që të vazhdojnë kësisoj deri në fund. Megjithatë, në javën e ardhshme e pret sfida në kryeqytet me Prishtinën, ndërsa Kastrioti do të ballafaqohet me Istogun.

Rezultatet

Drita-Prishtina       12:35

Vëllaznimi-KEK-u    33:27

Samadrexha-Deçani       40:21

Vushtrria-Kastrioti 31:34

Istogu-Shqiponja    28:31

Tabela

1. Prishtina   7    7    0    0    273:112 14

2. Shqiponja  7    7    0    0    277:148 14

3. Kastrioti   7    6    0    1    229:163 12

4. Vushtrria  7    4    0    3    210:172 8

5. Istogu     7    4    0    3    185:153 8

6. Vëllaznimi 7    3    0    4    168:188 6

7. Drita 7    2    0    5    154:237 4

8.   KEK-u    7    1    0    6    164 :    244 2

9. Samadrexha    7    1    0    6    132:230 2

10. Deçani    7    0    0    7    121:2660

Në javën e tetë takohen:Prishtina-Shqiponja, Kastrioti-Istogu, Deçani-Vushtrria, KEK-u-Samadrexha dhe Drita-Vëllaznimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat