Fatmir Muhaxheri habit të gjithë me karakteristikat e tij

Hendboll

Fatmir Muhaxheri habit të gjithë me karakteristikat e tij

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 19:08
Muhaxheri, në mes lektorja e IHF-it nga Lidija Bojqiq -Çaqiq dhe Ramadani

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit gjatë turneut IHF trophy -Europe, organizoi edhe Kursin për trajnerët pjesëmarrës të Kombëtareve, praktikë kjo që bënë IHF- për ngritjen e kapaciteteve dhe metodologjive te reja të lojës së  hendbollit, si dhe pajisjen e trajnerëve me literaturë dhe pajisje tjera teknike.

Kursin e udhëhoqi lektorja e IHF-it nga Lidija Bojqiq -Çaqiq, e cila përvojat dhe metodat e punës së shumë trajnerëve eminent, ju pasqyroi edhe me anë të video xhirimeve, çka kishte efektin e vet.

Përzgjedhësi Ramadani dhe kryetrajneri i Kombëtares U20 Fatmir Muhaxheri  i U20 u ndan shumë të kënaqur me ligjëratat e Kursit sidomos për grupmoshat ma te reja, për të cilat tani trajneri Muhaxheri habit të gjithë me karakteristikat e tij që ka në punë, për faktin u tregua i suksesshëm. Sepse në bazë të rezultateve të arritura figuron si trajneri më i suksesshëm, pasi nen udhëheqjen e tij Kombëtarja e Kosovës ka arrit sukseset më të mëdha (vendi i dytë ne CELL CUP ne vitin 2012 ne Hungari dhe tani Gjeorgji në IHF Trophy).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat