Mimoza Kusari, kështu i drejtohet vashave gjakovare!

Hendboll

Mimoza Kusari, kështu i drejtohet vashave gjakovare!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 12:25
Mimoza Kusari

Kur sukseset janë, lehtë është edhe t’i urosh sportistet. Klubi i hendbollit Shqiponja nga Gjakova është kualifikuar në të tetën e finales së Challenge Cup përkatësisht në mesin e 16 ekipeve më të mira evropiane. Ky sukses i ka gëzuar të gjithë madje edhe kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusarin, e cila kështu iu drejtohet vashave: “Urime për Shqiponjat që po e bëjnë historinë. Vajzat e Klubit të Hendbollit “Shqiponja” nga Gjakova, këtë vikend arritën ta mposhtin ekipin izraelit me renome ndërkombëtare “Maccabi Ramat” nga Tel Avivi, duke bërë që për të dytin vit me rradhë ekipi gjakovar të futet në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë për hendbollin e femrave.

Duke e bërë atë që nuk e ka bërë ende asnjë ekip tjetër kosovar në hendbolli e femrave, vashat gjakovare tashmë janë shëndruar në shembull për të gjitha klubet tjera në vendin tonë, se si duhet luftuar e fituar në arenën ndërkombëtare.

Suksesi i vashave gjakovare na ka bërë të gjithë të mburremi me to, por në të njejten kohë na ka dhënë arsye të angazhohemi edhe më shumë që bashkarisht të jemi në ndihmë dhe në përkrahje të pa rezervë në sukseset e tyre të ardhshme.

Urime e plot suksese tjera për Klubin e Hendbollit për Femra “Shqiponja””.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat