Zherka: Kundër sllovakëve? Nuk mund të dalim nga lëkura

Hendboll

Zherka: Kundër sllovakëve? Nuk mund të dalim nga lëkura

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 19:46
Verim Zherka

Një ndeshje shumë e vështirë me HKM Sala nga Sllovakia, kështu mendon Verim Zherka, kryetrajner i Kastriotit nga Ferizaj. Kastrioti do të luajë të dy ndeshje në qytetin e Sala-s ndaj HKM Sala. Me marrëveshje të  ekipeve të dy ndeshjet do të luhen në Sala, në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll.  Sfida e parë luhet nesër në orën 19.00,  ku Kastrioti është në cilësinë e vendasit. Zherka shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot”  se ambiciet janë për një paraqitje sa më të mirë.  Ai thotë se nuk  ka njohuri për kundërshtarin, por ka informata se ata janë përforcuar goxha shumë.  “Njohuri nuk kemi, veç biseda që kemi dëgjuar. Sa i përket incizimeve, kemi parë disa të vitit të kaluar dhe të para dy vjetësh. Kemi informata se sivjet janë përforcuar me pesë lojtarë, kështu që e kanë marrë seriozisht Challenge Cup. Nuk kemi ndonjë pasqyrë reale të këtij ekipi.  Me sa kam marrë vesh, kanë një ekip kualitative në bazë të përforcimeve, sepse kanë angazhuar edhe një lojtarë me përvojë të Bundesligës gjermane, kështu që janë shumë të fortë”, tha Zherka. Ferizajasit kërkojnë të dalim sa më mirë me rezultat. Ata nuk...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat