Marrin përkrahjen nga Komuna e Istogut

Hendboll

Marrin përkrahjen nga Komuna e Istogut

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 17:03
Pritja e KHF Istogut

Komuna e Istogut Drejtoria për Administratë Komunale dhe Zyra për Barazi Gjinore kanë organizuar  takim me vajzat e klubit të Hendbollit Kadete  të Komunës së Istogut, ku këtyre vajzave me këtë rast u janë dhuruar edhe veshje sportive. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Kryetari i Komunës Haki Rugova, ku shprehu përkrahjen e tij të vazhdueshme për këtë klub edhe në të ardhmen, duke ju premtuar kështu një mbështetje te madhe finaciare, z. Haki Rugova premtoj që KHF Istogu do të jetë prioritet komunal për vitin 2017 duke marr parasysh qe kemi të bëjmë më një klub shumë të organizuar të femrave dhe presim rezultate të larta në të ardhmen. Takimin e radhës kryetari Rugova premtoj do të takoj skuadrën e senioreve dhe t’ju shpreh përkrahjen e tij dhe te komunës se Istogut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat