Sportistja tregon pse iu bashkua Ramush Haradinajt!

Hendboll

Sportistja tregon pse iu bashkua Ramush Haradinajt!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 nëntor 2016 Në ora: 11:49
Valentina Shala me Ramush Haradinajn

Ish-hendbollistja e Prishtinës, Valentina Bajrami – Shala, ka vendosur t’i futet politikës. Ajo pasi mendoj mirë e mirë se në cilën parti të aderoj, vendosi për partin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që ka kryetar Ramush Haradinajn, raporton “Bota sot”. “Aderimi im në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për mua përbën një moment tepër të rëndësishëm jetësor dhe profesional. Admirimi që kisha për këtë forcë politike dhe liderin e saj, z.Ramush Haradinaj shpresoj shumë ta dëshmoj me punën dhe përkushtimin tim për shtetin e Kosovës. Falënderimet e mija bashkë me konsideratën më të lartë për mundësinë që mu dha të aderoj në AAK shkojnë për liderin Ramush Haradinaj dhe stafin e tij të vyer dhe të përkushtuar. Shfrytëzoj rastin t'i falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që më uruan dhe më mbështetën!”, shkruan Valentina.

Valentina ka qenë portiere e dëshmuar e cila beson se edhe në politikë do të jetë e suksesshme dhe të korrë fitore si në jetën sportive. Ajo ka mbrojtur për Prishtinën në vitin 2002-04 dhe luftonin për titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës së Kosovës. Ajo edhe pse tani e futur në skenën politike, gjithnjë me mendje të sporti dhe mendon një ditë të rikthehet dhe të kontribuoi në të mirë të sportit. Valentina është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat