Shala: Kemi pritur më shumë konkurrencë nga Kastrioti

Hendboll

Shala: Kemi pritur më shumë konkurrencë nga Kastrioti

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 10:49
Kastriot Shala

Superliga e hendbollit dominohet nga Besa Famiglia e Pejës. Skuadra pejane, kampion në fuqi, në 13 takimet e para ka po aq fitore dhe deri më tash nuk kanë hasur në ndonjë rezistencë të fortë nga skuadrat rivale. Besa shënoi fitoren e radhës, kësaj radhe me rezultat 26:20 ndaj rivalit të vjetër, Trepçës nga Mitrovica. Mitrovicasit me gjithë përpjekjet nuk ishin të denjë ta befasojnë një Besë superiore e cila kryeson renditjen me 26 pikë, shtatë me shumë se Kastrioti, Trepça e Drita. Hendbollisti i Besës, Kastriot Shala, që luan në pozitën e qendrës, tha se çdo vit e më shumë po bie cilësia.

“Më vjen keq për këtë çka është duke ndodhur në hendbollin e Kosovës. Sepse si çdo vit edhe këtë vit rënie e cilësisë është dukshëm duke u vërejtur. Kemi pritur më shumë konkurrencë nga Kastrioti, Trepça sidomos nga Prishtina, mirëpo kjo se si po rrjedhin gjërat i minimizon gjasat për skuadrat tjera që në një të ardhme të afërm të na bëjnë ballë”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot” . Fitorja ndaj Trepçës nuk ishte më bindëse se 6 gola (26:20), a mendoni se hasët në një rival mjaft të fortë? “Jo, aspak përkundrazi ishte një lojë mesatare e nivelit të Kosovës edhe pse Trepça u mundua që të tregon nga vetja gjithçka, mirëpo ne me përgatitje më të mirë fizike, mendoj që erdhëm deri te fitorja”, thotë hendbollisti pejan. A mendoni se mungesa e konkurrencës po ndikon edhe në motivim në secilën ndeshje?

“Thënë të drejtën 90 për qind e lojtarëve vetëm sa kanë rënie në formën e tyre, kjo vjen për shkak mos konkurrencës dhe motivit për lojë”, thotë Shala. Shala konsideron se vështirë është të ketë ndonjë konkurrent të fortë për titull deri në fund, megjithatë përmend dy rivalë të mundshëm: “Mendoj se Kastrioti mund të jetë nëse përforcohet me ndonjë lojtarë jashtë Kosovës ose edhe brenda saj, kështu që të futen në garë për titull, sikurse edhe Trepça deri diku”.

Superliga e Kosovës

Besa-Trepça 26:20

Vushtrria-Llapi    29:27

Kastrioti-Drenica 36:18

Zhegra-Drita        31:34

Vëllaznimi-Prishtina     28:31

Tabela

1. Besa Famiglia 13     13     0       0       26

2. Kastrioti 13     9       1       3       19    

3. Trepça    13     9       1       3       19

4. Drita       13     9       1       3       19

5. Prishtina          13     8       1       4       17

6. Vëllaznimi       13     6       0       7       12

7. Zhegra   13     4       0       9       8

8. Vushtrria         13     3       0       10     6

9. Llapi       13     2       0       11     3

10. Drenica         13     0       0       13     0

Në javën e 14-të, takohen: Trepça-Vëllaznimi, Prishtina-Zhegra, Drita-Kastrioti, Drenica-Vushtrria dhe Llapi-Besa Famiglia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat