Shqiponja refuzon ofertën e çekeve!

Hendboll

Shqiponja refuzon ofertën e çekeve!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 16:05
KHF Shqiponja

KHF Shqiponjën nga Gjakova nuk e bindi oferta e klubit çek, “Sokol Poruba”, që dy ndeshje t’i zhvillojnë në Çeki, në kuadër të tetës së finales së Challenge Cup në hendboll (femrat). Kryetari i klubit të Shqiponjës, Skënder Alija, tha se ndeshjet luhen për shikues dhe për at arsye vendosi që takimi i kthimit të luhet edhe në Gjakovë. Ndeshja e parë do të luhet me 4-5 shkurt në Ostrava, ndërsa ajo e kthimit pas një jave të vitit të ardhshme.  “Për shumë arsye e kemi refuzuar ofertën e klubit çek. Ata na premtuan edhe kompensim me të holla, por ne nuk pranuam që t’i luajmë dy ndeshje në fushën e ‘Sokol Poruba-s’.  Ia kemi kthyer përgjigjen, se një ndeshje do të luajmë në Çeki dhe tjetrën në Gjakovë. Këtë e bëmë për hir të shikuesve tanë, të cilët kanë filluar me të madhe të na përkrahin, kjo u vërejt në takimin me izraelitet”, thotë Alija për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Nënkampionia vjeshtore ka ndërprerë përgatitjet, për t’i vazhduar ato në ditët e para të vitit të ardhshëm.  Alija tha se kanë një varg planesh, por ndër to edhe të përforcohen! “Për momentin jemi në pushimin dimëror, pra deri me 3 janar dhe atëherë fillojnë përgatitjet, të cilat janë paraparë të zhvillohen dy herë në ditë”, thotë ai. Sipas tij, janë në negociata me tri hendbolliste, ndërsa tregon cili është plani për hendbollisten më të mirë të Ligës së Kosovës, Bellma Bebën. “Jemi në negociata...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat