Dy anëtarë të ri të FHK-së

Hendboll

Dy anëtarë të ri të FHK-së

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 13:53
Gërguri e Isufi

Presidenti i FHK-së Eugen Saraçini në bazë të kompetencave dhe autorizimeve që dalin nga Statuti i FHK -së, emëroi edhe dy anëtarë të Bordit me mandat dyvjeçar.

Presidenti Saraçini duke pasur për bazë aktivitetin, rezultatet dhe shtrirjen rajonale, me qëllim të përfshirjes sa më gjerë u përcaktua për Dr.Hysni Gërgurin nga Vushtrria dhe z.Bajram Isufin  i cili vjen nga rajoni i  Gjilanit.

Tani Bordi i FHK -së është i kompletuar pasi më herët presidenti Saraçini emëroi Gëzim Kokollarin nga Ferizaj për anëtar te Bordit. Me siguri kooptimi i këtyre dy personaliteteve dhe punëtorëve të dalluar sportiv, do të ndikoj ne arritjen e rezultateve edhe më të mëdha duke pasur parasysh sfidat qe e presin FHK-në te ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat