Beqiri: Nëpër klube nuk punohet si duhet

Hendboll

Beqiri: Nëpër klube nuk punohet si duhet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 dhjetor 2016 Në ora: 19:07
Beqiri gjatë një këshille me lojtare

Tash e një kohë është në krizë të cilësisë hendbolli femëror në Kosovë, dhe kjo po ndikon drejtpërdrejtë që të kemi një kombëtare të denjë për rrafshin ndërkombëtar! Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, Florent Beqiri, tha se nuk punohet si duhet në disa klube. Sipas tij, kualifikimet për Kampionatin Botëror që u mbajtën në fillim të dhjetorit, ishte edhe përvojë e mirë, por edhe pasqyrë se çfarë duhet të bëjnë për të ardhmen.

“Bota sot”: Tash e një kohë përzgjedhës, a mendoni se ka krizë të lojtareve cilësore në kombëtaren e Kosovës?

Florent Beqiri: Po, kuptohet, për arsye se momentin kur dalim në arenën ndërkombëtare, kemi probleme. Arsyeja është se nëpër klube nuk po punohet si duhet. Në momentin kur po vijnë në Kombëtare atëherë hasin në probleme. E kuptojë që edhe klubet kanë probleme financiare, mirëpo edhe metodat e punës janë të gabueshme. Duhet me iu qas më tepër teknikës motorikes, eksplozivitetit etj. që më vonë mos me pasur probleme.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë kombëtares së Kosovës?

Florent Beqiri:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat