Shqiponja përforcohet, por ankohet për sallë të ftohtë

Hendboll

Shqiponja përforcohet, por ankohet për sallë të ftohtë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2017 Në ora: 19:32
Skënder Alija

KHF Shqiponja është në mesin e 16 ekipeve më të mira evropiane përkatësisht në Challenge Cup në hendboll, në konkurrencën e femrave. Gjakovaret kanë nisur përgatitjet më herët se zakonisht me synim që të përgatiten sa më mirë për betejat evropiane, pasi që me 4-5 shkurt do të luajnë sfidën e parë në Çeki me ekipin e DHC Sokol Poruba. Kryetari i klubit të Shqiponjës, Skënder Alija, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë përforcuar me një portiere nga Mali i Zi, por është në bisedime edhe me tri hendbolliste vendore që të jenë sa më të fortë për çeket. Ai tha se përgatitjet aktualisht janë në fazën më të mundimshme. “Fillimi paksa është i vështirë pas pushimi prej disa ditëve. Besoj se shpejti do t’i kompensojmë ato ditët e pushimit, pasi që planifikojmë të ushtrojmë dy herë në ditë. Kemi angazhuar portieren nga Mali i Zi, Anxhela...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat