Jashari: Tek ne funksionojnë gjërat për mbrapsht

Hendboll

Jashari: Tek ne funksionojnë gjërat për mbrapsht

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2017 Në ora: 17:04
Vlora Jashari, kryetrajnere

Vlora Jashari, kryetrajnere e Kastriotit nga Ferizajt,  shprehet se sa i përket vështirësive profesionale nuk ka aspak.  Kastrioti përfundoi në vend të tretë me 13 pikë gjatë pjesës vjeshtore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) ose pesë pikë më pak se kampionia vjeshtore, Prishtina. “Vlen të theksojmë për vështirësi financiare me të cilën ballafaqohemi çdo ditë e më tepër. Kurse për kryetrajner që s’ka tjera në hendboll në Kosovë, nuk është e vërtet se ka edhe shumë, por janë politikat e ndryshme ato që nuk janë sot pjesë e ekipeve, sepse ka lojtare shumë të mira. Megjithatë, tek ne funksionojnë gjërat për mbrapsht dhe nuk mbështeten trajneret- femra ashtu si dinë të thonë zakonisht para mediave të ndryshme. Profesoreshë! Kënaqësia më e madhe fatmirësisht e bëjë në profesion timin ligjëroj lëndën e Edukatës Fizike dhe sportive në shkollën e mesme të lartë Qendra e Kompetencës në Ferizaj. Sa i përket besimit është një drojë sadopak se janë mësuar të shohin çdo herë meshkujt trajner nëpër klube të femrave, por raporti mes trajnerëve femra me lojtaret është shumë më i përshtatshëm në çdo aspekt dhe kanë qasje shumë të mirë mes vete, vet fakti që janë të gjinisë së njëjtë ia njohin botën njëra - tjetrës”, thotë Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat