Gubetini: Dervish, pse ti bën të vish e të shkosh nëpërmes Serbisë

Hendboll

Gubetini: Dervish, pse ti bën të vish e të shkosh nëpërmes Serbisë

Nga: K.Goca Më: 12 janar 2017 Në ora: 12:25
Fatmir Gubetini

Fatmir Gubetini, kryetar i klubit të hendbollit Vushtrria (meshkujt) nuk ka mundur të durojë e mos të reagojë në lidhje me shkrimin e Dervish Berishës, me titull: “Gabuat, nuk maltretohen djemtë nëpër Serbi”. Shkrimi i Dervishit, ish-hendbollist i gjeneratës së artë, kishte të bënte më shumë për rrezikshmërinë e lartë që iu kanos djemve të kombëtares së Kosovës U-21 nga policia e Serbisë. Mirëpo, Gubetini ka reaguar ndaj Berishës sidomos si prind i djalit të tij, Labinoti, që është hendbollist dhe ishte edhe ai në autobus në kufirin Serbi-Hungari.  “Dervish Berisha, kisha pas dëshirë të dëgjoj prej teje se pse kjo akuzë ndaj federatës e kam par shumë herë ke kritikuar, për mua për arsye tua personale mu ka duk. Sa i përket për udhëtimin që kanë bërë djemtë e U-21 kisha mu ndërlidh si prind i Labinot Gubetinit, rruga nëpërmes Serbisë është shumë e shkurt edhe djelmoshat tanë duhet me pak udhëtim që të jenë me të relaksuar për ndeshje me orar të ngarkuar. Sa i përket udhëtimit ka shumë shqiptar që udhëtojnë nëpërmes Serbisë, e di shumë mirë që ti ke pasaportë belge dhe që edhe ti vjen nëpërmes Serbisë, a thua vallë pse ti bën të vish e të shkosh nëpërmes Serbisë e ne jo. Unë e përgëzoj federatën shumë për mundësitë që po ju bëjnë djelmoshave tanë për të garuar me ekipe ndërkombëtare edhe nuk e di a je në ngjarje që ekipet janë duke ecur me hapa të shpejt drejt përparimit, kështu që shumë kisha pas dëshirë të shoh që ke shkruar mirë për hendbollin tonë”, shkruan Gubetini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat