Largohen nga Kastrioti, shkojnë në Gjakovë

Hendboll

Largohen nga Kastrioti, shkojnë në Gjakovë

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:12
Korab Syla dhe Vlerson Zherka

Ka kohë që gjërat nuk janë duke shkuar ashtu si parashikohet në klubin e hendbollit me renome Kastrioti nga Ferizaj. Dy hendbollistë janë larguar nga ky kolektiv dhe shkojnë në Vëllaznim të Gjakovës. “Klubi i Hendbollit Vëllaznimi ka arritur akord me lojtarët e kombëtares së Kosovës, Korab Syla dhe Vlerson Zherka. Dyshja nga Ferizaj do të mbrojnë ngjyrat ‘Kuq e Zi’ përgjatë sezonit në vazhdim. Me këto dy përforcime klubi ynë synon ngritjen e nivelit të lojës dhe rikthimin e publikut të zjarrtë në palestrën ‘Shani Nushi’, bëhet e ditur nga KH Vëllaznimi, anëtar i elitës së hendbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat