Azizi: Hendbolli nuk luhet deri në moshën 25 - vjeçare

Hendboll

Azizi: Hendbolli nuk luhet deri në moshën 25 - vjeçare

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2017 Në ora: 18:45
Dukagjin Azizi

Katër ekipe janë me pikë të përafërta, për dallim nga Besa Famiglia nga Peja e cila është shkëputur në krye të renditjes në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa udhëheq renditjen me 28 pikë, e ndjekur nga Trepça (21), Kastrioti (20), Drita (20), Prishtinas (19) etj. Në stinorin pranveror do të zhvillohet luftë e ashpër ndërmjet katër skuadrave (Trepça, Kastrioti, Drita dhe Prishtina) se cila do të jetë në pozicion më të mirë dhe për të siguruar edhe një vend në garat evropiane. Megjithatë, pa gjasa nuk është edhe Vëllaznimi nga Gjakova ani se është në vend të gjashtë me 12 pikë të mbledhura, pasi që me një seri të mirë të fitoreve mund të ngjitet më lartë.   Hendbollisti më përvojë i Dritës, Dukagjin Azizi, mendon se mund të arrijnë edhe më shumë në pjesën e dytë të kampionatit. “Në fakt Drita është në vend të 4-të dhe me pikë të barabarta me Kastriotin, ndërsa kemi një me pak se Trepça”, thotë Azizi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ambiciet e Dritës janë të dalin edhe në Kupën e Evropës: “Drita...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat