Jupa: Çfarë statuti ka Komiteti Olimpik i Kosovës?

Hendboll

Jupa: Çfarë statuti ka Komiteti Olimpik i Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 19:47
Prof. Ismet Jupa

Profesor Ismet Jupa, trajner i mirënjohur, ish-përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), njohës i mirë i rrethanave sportive, shpreh brengën për gjendjen që po kalon sporti në përgjithësi. Ai pyet se çfarë statuti ka Komiteti Olimpik i Kosovë, dhe përveç kësaj është i shqetësuar edhe me hendbollin, që po kalon periudhën më të vështirë që nga ekzistimi i saj.

“Bota sot”: Prof. Jupa, vazhdimisht keni kritikuar KOK-un, si e sheh legjislaturën e re?

Prof. Ismet Jupa: Unë edhe më parë kam qenë që mos të mbahet Kuvendi i KOK-ut. Shtrohet pyetja më të drejtë çka tani? Në këtë shkrim po i jap opinionet e mija si të dilet nga kjo gjendje. Komiteti Olimpik i Kosovës është Organizatë sportive, ku veprimtarinë e bazon në Ligjin e Sportit si dhe në parimin e Kartës Olimpike të Komitetit Ndërkombëtar me qëllim të zhvillimit të sportit të Kosovës. Shtrohet pyetja me të drejtë çfarë statuti ka Komiteti Olimpik i Kosovës? Të një organizate joqeveritare si të gjitha federatat dhe klubet e Kosovës. Ky legjislacion i tanishëm nuk jep mundësi as garanci për zgjedhje demokratike në organizata sportive.

“Bota sot”: Si duhet vepruar?

Prof. Ismet Jupa: Ka ardhur koha që gjërat në sportin e Kosovës të mbështeten në Ligj. Para disa ditëve Kuvendi i Kosovës aprovoi një “Ligj për sponsorizim si dhe Ligjin për ndalimin e dhunës në sport”. Këto dy ligje të ashtuquajtura mundem me qenë akte nënligjore të Ligjit për Sport. Ligji mbi Sportin përfshin shumë më shumë, po i përmendi vetëm disa: Zbatushmëria e akteve normative që dalin nga ligji; hartimi i planeve nacionale; punët në interes publik; aktivitetet sportive; objektet sportive, programet komunale; sportistët amator; sportistët profesional; statusi i sportistëve; punëtorët sportiv; trajnerët; kompensimet materiale; shpërblimet; sporti shkollor; sporti studentor; shoqatat sportive; shfaqjet sportive këto e shumë e shumë gjëra të tjera që i parasheh Ligji i Sportit që mjerisht sporti i Kosovës nuk i ka këto.

“Bota sot”: Kush po pëson?

Prof. Ismet Jupa: Kush po pëson në mungesë të këtij Ligji, të gjithë por më së shumti sportistët e që nuk janë pak. Çka kemi ne sot? Një kryesi të Komitetit Olimpik me njerëz servil, dhe njerëz të...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat