Derbi shqiptar në Bayernliga

Hendboll

Derbi shqiptar në Bayernliga

Nga: K.Goca Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:58
Enis Kabashi

Dy hendbollistët e kombëtares së Kosovës do të ballafaqohen mes vete në Gjermani. Enis Kabashi luan për TG Landshut dhe Florim Hoxha për SV Ansing. TG Landshut- SV Ansing do të zhvillohet të shtunën e fundjavës sipas Taib Kabashit, prind i Enisit.

“Vërtet do të jetë një derbi shqiptar mes Kabashit dhe Hoxhës, dy ish-lojtarëve të Prishtinës dhe që luajnë për kombëtaren e Kosovës. TG Landshut është në vend të dytë, kurse ai i Hoxhës në pozitën e nëntë”, tregon Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat