Kosova në Kampionatin Botëror

Hendboll

Kosova në Kampionatin Botëror

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:15
Topi i hendbollit

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) bëri të ditur datën dhe vendin ku do të organizohet Kampionati i dytë i shteteve në zhvillim të hendbollit. Dihet se para dy viteve në Kosovë (Prishtinë dhe Gjakovë) u mbajt Kampionati parë nga data 19-27 qershor, kurse kësaj radhe IHF-i vendosi që Kampionati i dytë të organizohet në Bullgari në qytetet Veliko Ternovo dhe Gabrovo prej datës 11-19 qershor.

Derisa para dy viteve të drejt loje kishin hendbollistët deri në moshën 30 vjeçare, kësaj radhe të drejt paraqitje kanë vetëm lojtarët deri në moshën 24-vjeçare. Lojtari qe nuk i mbush 25 vjet deri me 19 qershor ka të drejt paraqitje në protokoll. Mirëpo, IHF-i ka paraparë që nga tre lojtarë mund te inkuadrohen më te vjetër se 25 vjeç.

IHF-i i bartë shpenzimet për 14 lojtar dhe 3 zyrtar(trajner, mjek) te cilët edhe do te mund te paraqiten ne protokollin e ndeshjes.

Dihet se Kosova ishte e treta ne Kampionatin e parë, duke mundur Kombëtaren e Uruguait ne ndeshjen për vendin e tretë, kurse ne fazën grupore humbi nga Ishujt Faroe, kundërshtar nga i cili humbën edhe ndeshjen gjysmëfinale.

Në krye të Kombëtares ishte Taip Kabashi, kurse hendbollistët Kastriot Jupa dhe Kreshnik Krasniqi u përzgjodhën në përbërjen më të mirë të Kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat