Edona: Mami kur nuk kam shkruar, ishe e vetme mes serbeve!

Hendboll

Edona: Mami kur nuk kam shkruar, ishe e vetme mes serbeve!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 14:21
Foto e viteve të 80-ta

Vitet e 70-ta dhe të 80-ta kujtohen me krenari nga gjeneratat e ndryshme sportive sidomos nga tifozët e asaj periudhe.  Sportistët dhe klubet e ndryshme shënuan rezultate të bujshme, pa përmendur se në cilat sporte. Një fakt interesant është edhe ish-hendbollistja Habibe Musliu – Hasani e cila atëkohë ka qenë ndër lojtaret më të mira në ekipin e quajtur atëkohë KH Borci nga Ferizaj.  E veçanta tjetër ka qenë se ajo ishte e vetmja shqiptare në ekip, sepse mbizotëronin serber. Habibja është me numër 11 ku shihet në foto. Vajza e saj, Edona Hasani, është krenare që ka pasur një nënën të vyeshme në sport, raporton gazeta kombëtare 'Bota sot". “Mami (kështu e thërras), kurrë nuk kam shkruar se sa krenare jam me ty, mësimet e tua se si një femër duhet ti ndjek ambiciet e saj në jetë, i mësova nga ti, dhe mos te ndaloj kurrë... Ti arrite të tregosh aftësitë e tua ne Ish-Jugosllavi dhe ndihem e privilegjuar pa fund që sot po e shoh biografinë e veprës tënde në librin e sapo botuar prej prof. Ismet Jupës”, shkruan Edona. Habibja ka luajtur alo-sulm. Raportohet se ishin edhe dy shqiptare tjera në këtë ekip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat