Njomza qe tre muaj e lënduar, së shpejti në operim!

Hendboll

Njomza qe tre muaj e lënduar, së shpejti në operim!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 19:29
Njomza në portë

Njomza Kelmendi pothuajse e tre muaj është jashtë lojës aktive të hendbollit! Ajo e ka lënduar gjurin e majtë me 4 dhjetor të vitit 2016, e cila është duke pritur të futet në operim. Lëndimi i saj ndodhi në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërmjet kombëtares së Kosovës dhe asaj bjelloruse, e zhvilluar në Minski. Portierja e kampiones në fuqi, KHF Prishtina, nga ajo kohë ende është në pritje të operimit dhe që shpreson shumë shpejt t’i rikthehet parketit.

“Bota sot”: Tash e tre muaj nuk stërviteni, është lëndim i rëndë?

Njomza Kelmendi: Është lëndim i cili kërkon operim dhe do të me mbaj 6 muaj larg parketit.  Lëndimi ndodhi në Bjellorusi gjatë ndeshjes ndërkombëtare ndërmjet kombëtares së Kosovës dhe asaj bjelloruse, ku gjatë një aksioni për ta mbrojtur topin e lëndova gjurin e majtë.

“Bota sot”: Pse e keni shtyrë aq shumë operimin?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat