Akuzuan njëri - tjetrin ditë më parë, prapë bashkë me një klub!

Hendboll

Akuzuan njëri - tjetrin ditë më parë, prapë bashkë me një klub!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2017 Në ora: 12:02
Fatoni e Sara

Disa herë nervozizmi nuk prodhon asgjë të mirë. Disa herë thonë duhet të numërosh deri në dhjetë derisa të veprosh. Hendbollistja e Kastriotit nga Ferizaj, Sara Misini, me 7 mars të këtij viti akuzoi kryetarin e klubit Faton Haxhisalihu, se ia ka dy paga borxh dhe nuk ia ka hequr edhe shpenzimet e mjekimit. Kështu që Sara kishte thënë se ka marrë fund Kastrioti për të. “Prej që ai u emërua kryetar vetëm nga një rrogë e kemi marrë, dhe mbi të gjitha gjatë përgatitjeve pësova një lëndim në këmbë dhe të gjitha shpenzimet i kam kryer vet pa ndihmën e klubit”, kështu kishte thënë mes të tjera Sara. Ndërkaq, Haxhisalihu po me 7 mars iu kishte kundërpërgjigjur mes të tjera: “Lëndimet e tyre, mos stërvitjet, mospërgjegjësia ndaj klubit, mos sjellja korrekte e saj ndaj referëve, kemi marrë gjoba. Sara është e manipuluar nga të tjerët se vetëm aty e kanë gjetur një pikë të dobët. Unë drejtpërdrejtë nuk kam qenë i kënaqur në bazë të sjelljeve të saja”. Deklaruan çfarë deklaruan, akuzuan çfarë akuzuan, e mira prej të mirës është se pakënaqësitë, mospajtimet i tejkaluan për dy ditë.  Ajo që duhet theksuar se me 7 mars me gjithë akuzat Haxhisalihu e kishte ftuar Sarën t’i kthehet klubit, premtim të cilin e mbajti dhe tregoi se di të falë e nuk mban inati. “Ngaqë kishim disa mosmarrëveshje, por ramë dakord, gjetëm një gjuhë të përbashkët si me parë, respekt për Sarën dhe të gjitha lojtaret”, tha Haxhasalihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat