Trepça më e fortë se rivali i vjetër, Besa rreshton fitoret

Hendboll

Trepça më e fortë se rivali i vjetër, Besa rreshton fitoret

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2017 Në ora: 19:37
KH Trepça

Trepça nga Mitrovica shkëputet me tri pikë nga pozita e tretë, Kastrioti i Ferizajt. Mitrovicasit para shikuesve të vet e mposhtën Kastriotin me rezultat 28:24, në derbin e javës së 18-të të elitës së hendbollit në konkurrencën e meshkujve. Ferizajasit pas tri fitoreve rresht nuk arritën të vazhdojnë serinë e mirë, kurse Trepça ndali dy pikë të mëdha dhe përforcon vendin e dytë. Kryetrajneri i Trepçës, Taib Kabashi, është i lumtur për fitoren dhe paralajmëron lojë edhe më cilësore në vazhdim të kampionatit. Trepça është në vend të dytë me 29 pikë, ka nëntë me pak se lideri Besa Famiglia nga Peja. Besa importoi dy pikë nga Gjakova, duke e mposhtur me 33:29 Vëllaznimin. Kryetrajneri Arben Muqolli me ekipin e tij nuk njohin humbje, duke rreshtuar fitoren e 18-të. Pejanët nuk njohin as barazim e as humbje, dhe tash për tash nuk shohin konkurrentë. Prishtina ashtu edhe siç pritej shënoi fitore të thellë me rezultat 41:20 ndaj Llapit nga Podujeva. Kjo fitore për Prishtinën është...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat